LAJMI I FUNDIT:

FILOZOFIA E VEPRIMIT

FILOZOFIA E VEPRIMIT

Poezi nga: Michael McClure
Përktheu: Fadil Bajraj

Më e mira qeveri është ajo që qeveris më së shkurtëri
Ah po të isha i lirë nga shoqëria dhe qëllimet
që të shndërrohem në formë
më të vockël se shpirti.
Të bëhem ujk,
vemje, salmon
apo
vidër
që noton
në ujin e argjendtë
nën qiellin e trëndafiltë.
Po të isha mole apo kondor
do të më shihnit se si fluturoj!
E dua këtë mish prej të cilit jam krijuar!
Futem në të që të gjej
Formën më të thjeshtë të jetëdhënies!
Ah! Këtu ka fëmijë!
ÇFARË LIRIE ËSHTË AJO
NËSE NJË KLASË E VARFËRON TJETRËN?