LAJMI I FUNDIT:

Filmi për Harvey Weinstein lansohet në fund të vitit të ardhshëm

Filmi për Harvey Weinstein lansohet në fund të vitit të ardhshëm
(Foto: The Guardian/Amazon)

Universal Pictures ka njoftuar se më 18 nëntor 2022, do ta prezantojë filmin “She Said” në kinema, i cili flet për abuzimin seksual të kryer nga producenti hollivudian, Harvey Weinstein – shkruan Variety.

Në rolet kryesore do të jenë Carey Mulligan dhe Zoe Kazan. Të dy do të interpretojnë reporterët e New York Times – Megan Twohey dhe Jodi Kantor, të cilët së bashku botuan një histori rreth abuzimit seksual në Hollywood.

Pra, në qendër të ngjarjes së filmit janë dy gazetarë që bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të mbledhur prova dhe rrëfime të grave që janë abuzuar nga një producent i famshëm. Weinstein u dënua me 23 vjet burg për të gjitha këto.


Kujtojmë, Twohey dhe Kantor morën çmimin Pulitzer për këtë histori. Artikulli u botua në vitin 2017 dhe solli rrëfimet e disa dhjetëra grave që pretendonin se janë abuzuar nga Weinstein dhe rrëfimet datojnë që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta.

Filmi është realizuar me regjit të Maria Schrader dhe me skenar të Rebecca Lenkiewicz. /Telegrafi/