Kosova së shpejti do ta ketë edhe projektin e parë filmik të zhanrit të frikshëm (horror), nga qyteti i Pejës.

Reklama

Ky film është i pari i këtij zhanri që do të realizohet në vendin tonë, teksa është në përfundim e sipër.

Regjisor i këtij filmi është Liridon Beqiri.

Realizimi i këtij filmi ka vonuar thuajse katër vite për shkak të mungesës së fondeve monetare teksa regjisori ka deklaruar se ata po përpiqen të përfundojnë filmin me kushtet e tyre.

Ndërsa ata shpresojnë se së shpejti do të pranojnë ndihma për realizimin sa më të shpejtë të tij.

Tashmë në YouTube është publikuar edhe traileri i këtij filmi, që do të mbajë titullin “Ditari”. /Telegrafi/

Reklama