Fillon sezoni i shitjeve te Chelsea: Dëgjimi i ofertave për Sterling, Ziyech dhe Pulisic
Pasi kaloi afatin kalimtar të janarit, Chelsea ka vendosur të nxjerrë në shitje disa nga lojtarët e tyre.
Blutë kanë nënshkruar me ukrainasin Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk në këmbim të 100 milionë eurove dhe kanë shpenzuar 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e Joao Felix në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore.
Ndërkohë, ata janë afër nënshkrimit të anësorit 20-vjeçar Noni Madueke nga PSV Eindhoven për 35 milionë euro. Kjo do të thotë se Chelsea duhet të largojë disa sulmues në përpjekjen e tyre për të krijuar hapësirë në skuadrën e tyre.
Blutë kanë vendosur të nxjerrin në shitje tre lojtarë: Raheem Sterling, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic, për shumë më pak se sa kushtojnë.
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të marrë Ziyech nga Ajax në shkurt 2020. Pak para kësaj, ata kishin shpenzuar 65 milionë euro për të sjellë Pulicic nga Borussia Dortmund.
Verën e kaluar, Blutë investuan 50 milionë euro për nënshkrimin e Sterlingut nga Manchester City.
Rikuperimi i një pjese të investimit
Chelsea aktualisht ndodhet në vendin e 10-të, me 19 pikë prapa liderit Arsenal.
Ata kanë nevojë të rikuperojnë të paktën një pjesë të vogël të investimit të tyre, por lojtarët e lartpërmendur mund të largohen për shifra më poshtë se sa kushtojnë nënshkrimet e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj