LAJMI I FUNDIT:

Fillon Play Off e GjirafaGG CCT Seria| Evropa Jugore

Fillon Play Off e GjirafaGG CCT Seria| Evropa Jugore

16 skuadra do të marrin pjesë në një grup të vetëm eliminues për mundësinë e tyre për të marrë çmimin e madh prej $50,000.

Ka nisur zyrtarisht faza e Playoff-it te Serisë 1 të Champion of Champions Tour (CCT) për Evropën Jugore, garë kjo e organizuar nga GRID dhe partneri regjional GjirafaGG, ku tetë skuadra ndër më të famshmet në CS:GO, të ftuara nga organizatori GjirafaGG, do të përballen me tetë skuadra të cilat janë kualifikuar nga sukseset e tyre në ndjeshet e fazave paraprake: Play In dhe Group Stage.


Spirit është një nga skuadrat me rankimin më të lartë në mes të tyre që janë ftuar të jenë pjesëmarrëse në fazën finale të turneut. Ky ekip do të ndeshet për një mundësi që të marrë pjesën më të madhe të shumës totale prej $50,000. Spirit gjithashtu u do të marrin pjesë në në fund të muajit në IEM Rio Major 2022 që do të mbahet në Brazil. Në këtë turne ata janë kualifikuar direkt në Legend Stage dhe do të jenë pjesë e garës për çmimin e madh prej $1,250,000.

Një skuadër tjetër e rëndësishme, të cilës i është dhënë një vend në play-off është Eternal Fire, agjenda e ngjeshur e të cilëve vazhdon pasi eliminimit 1:2 të mërkurën kundër Astralis në BLAST Premier Fall Showdown.

Risi e kësaj serie është edhe debutimi i ekipit Liburna, përbërë nga lojtarët e përzgjedhur nga vet komuniteti i CS:GO të Kosovës nëpërmjet të një thirrje të bërë nga Mërgim Cahani (drejtor ekzekutiv i Gjirafa). Pavarësisht që ky ekip ende nuk është parë se si funksionojnë si grup, lojtarët në nivel individual cilësohen si më të mirët nga vet ky komunitet.

Ekipi ukrainas IKLA, rankuar në vendin e 74-të sipas HLTV, do të përballen me fituesit e edicionit të dytë të Gjirafa50 Masters League, forZe. Ju rikujtojmë që Gjirafa50 Masters League u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku ekipet pjesëmarrëse garuan për $75,000. Në mesin e ekipeve pjesëmarrëse të garës për në Tiranë ishin edhe ekipet Endpoint, Websterz (Good Job), të cilët do i shohim edhe në Playoff të CCT South Europe.

Ekipeve të ftuara u bashkohen edhe skuadrat që janë kualifikuar nga fazat fillestare të turneut, si Copenhagen Flames dhe HAVU. Të dyjat këto fillojnë garën e tyre të playoff-it me kundër Entropiq dhe Falcons, ku luan edhe lojtari i njohur ‘Misutaa’.

Pjesë e garës do të jenë edhe ekipet ex-SKADE, Tricked Esports dhe alternate aTTax, të ftuar që nga fazën Play In. Ekipi i ex-SKADE është përballur me ekipin zviceran Sangal më 17 tetor në kuadër të garës së CCT për Evropës Veriore, ku fitues ishte ky i fundit me rezultat 2:0. Vlen të përmendet që Sangal dhe Monte, janë ekipe që garuan në Europe RMR por nuk arritën të kualifikohen për IEM Rio Major 2022.

Top 8 ekipet e Serisë 1 përvec prizepool do të kenë mundësi edhe të fitojnë pikë kualifikuese për LAN finalen e madhe të CCT South Europe me çmimin prej $100,000.

Ndeshjet e fazës fillestare të play-off-it të CCT Europe South Series 1 janë si më poshtë:

Ndeshjet e 20 tetor 2022

10:00   ETERNAL FIRE VS WEBSTERZ  (GOOD JOB)

13:00   FALCONS VS HAVU

16:00   ENTROPIQ VS COPENHAGEN FLAMES

19:00   FORZE VS IKLA

Ndeshjet e 21 tetor 2022

10:00 – SANGAL VS MONTE

13:00 – LIBURNA VS ALTERNATE ATTAX

16:00 – ENDPOINT VSTRICKED

19:00 – TEAM SPIRIT VS EX-SKADE

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori