Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Sot (18 prill) në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore edhe për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
“Në gjashtë vitet e fundit ne kemi paguar mbi 100 milionë euro mbështetje financiare për kompanitë vendase, të cilat kanë bërë investime mbi 500 milionë euro. Por kjo nuk mjafton, ne nuk po dorëzohemi dhe në katër vitet e ardhshme pothuajse do ta dyfishojmë këtë mbështetje dhe do ta rrisim në 180 milionë euro, që do të thotë investime mbi 1 miliardë euro në ekonominë tonë”, tha Fatmir Bytyqi, bartës liste i kandidatëve për deputetë nga Njësia 2, e Koalicionit për “Ardhmërinë Evropiane” udhëhequr nga LSDM.
Në konferencën për media me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare, Bytyqi ka sqaruar se LSDM në shtatë vitet e fundit ka bërë shumë për biznesin, gjegjësisht se për herë të parë në vitin 2017 ka barazuar kushtet për financim, mbështetjen e investimeve të kompanive vendase dhe të huaja.
“Maqedonia është sërish e juaja“, me këtë slogan OBRM-PDUKM do të kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Kryetari i partisë Hristijan Mickoski nga Ohri premtoi se Qeveria e ardhshme, të cilën do ta formojë partia e tij, do t’i realizojë të gjitha projektet e premtuara, por edhe ato shtesë që nuk janë në program.
“Ne nuk do të jemi qeveri vetëm aty ku ka kryetar komunash nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, por duam të jemi qeveri e të gjithë qytetarëve dhe të tregojmë se jo të gjithë politikanët janë të njëjtë dhe të tregojmë se nuk kemi ndërmend të ndajmë qytetarët, siç është bërë nga qeveria aktuale. Gjithashtu, një nga prioritetet është përfundimi përfundimtar i autostradës Kërçovë-Ohër. Sipas analizave tona, do të ishte diku në vitin 2026”, tha Mickoski.
Kandidati për president nga “Fronti Europian” Bujar Osmani dhe kandidatët për deputet Skender Rexhepi Zejd dhe deputeti Berat Ajdari sot kanë takuar banorët në komunën e Likovës.
Bujar Osmani para qytetarëve të Likovës foli për peshën dhe rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, dhe atyre parlamentare të 8 majit.
“Asnjëherë si tani nuk kemi qenë para dy të ardhmeve krejt ndryshe. Kanë mbetur edhe disa ditë që të vendosim se cilën të ardhme do e zgjedhim. A do të lejojmë që të na kthehet nacionalizmi I tërbuar që kërkon 61 deputet, apo do ta ruajmë kursin e dinjitetit të institucionalizuar nëpërmjet Frontit Europian”, tha në fjalën e tij Osmani.
Kandidati për deputet Skender Rexhepi- Zejd tha se është nder të jesh pjesë e një Fronti Europian i cili ka marrë mbi vete shumë përgjegjësi.
Kryetari i LD-së, njëherit edhe bartës i Listës për deputetë në Njësinë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti, sonte në tubimin qendror të Koalicionit VLEN në Strugë. tha se koalicioni VLEN do jetë alternativa e vetme e shpëtimit të shqiptarëve nga krimi dhe korrupsioni.
“Komunitetet e vogla janë të vogla, ata duhen të jenë në pushtet për tu ndihmuar komuniteteve të tyre. Prandaj ju dërgojmë porosi që ata do të jenë me frontin sicilian deri më 8 maj, nga 9 maji do të bashkohen me fituesit në kampin shqiptar, koalicionin VLEN”, ka deklaruar Mexhiti. Mexhiti po ashtu ka shtuar se BDI reciklon tërë kohën 100 figura gjithandej, nëpër pozita drejtori, sikur nuk kemi të rinj e të reja të tjerë kompetentë e të pastër për të kryer detyra.
Zgjedhjet e 8 majit do të jenë të rregullta pas disa viteve në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
SPB Ohër: Qytetarët të mos bien pre e telefonatave për aksidente të rreme
Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën, kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës