LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punë kompanitë APPSIX dhe NETSIX

Fillojnë punë kompanitë APPSIX dhe NETSIX

APPSIX dhe NETSIX, dy kompani të reja që ofrojnë zgjidhje mobile dhe të rrjetave, kanë filluar punë në zyre të reja të vendosura në qendër të kryeqytetit. Themeluesit e kompanisë APPSIX dhe NETSIX janë pjesë e kompanisë Eduapps që ndodhet në Inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (ICK).

Eduapps deri tani ka zhvilluar disa aplikacione arsimore për smartphones si ‘matematika për fëmijë’, ‘abetarja’, ‘kimia’. Kjo kompani poashtu merret me krijimin e e aplikacioneve për platformat mobile: iOS, Android dhe Windows Phone. Blerta Thaçi, Agon Avdimetaj, Esat Pllana dhe Dorjan Berishaj, bashkëthemeluesit e kompanisë së inkubatorit, Eduapps, janë pjesë e APPSIX. Eduapps është pranuar në Inkubatorine ICK-sëpas aplikimit në raundin e dytë të ftesës për ide të biznesit në ICK.

"Duhet të ceket se kompania APPSIX Mobile pa ndihmën profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme të ICK-së, nuk do të kishte arritur sot këtu”, tregon Dorjan Berishaj dhe shton se ICK ka ndihmuar që APPSIX së bashku me Eduapps në treg shumë shpejtë të sjellin edhe aplikacione tjera, si nga fusha edukative, e deri te shërbimet e ndryshme në platformat e telefonave mobil.


Sipas Berishajt ICK-ja do të jetë gjithmonë partner shumë i rëndësishëm në veprimtarinë e këtyre kompanive kurse bashkëpunimi në të ardhmen në mes të ICK, AppSix dhe NetSix do të jetë i vazhdueshëm.Edhepse Eduapps funksionon brenda dy kompanive në fjalë vazhdon të jetë pjesë inkubatorit të ICK-së. “ICK-ja nga ne konsiderohet si amëz e çdo veprimtarie tonë, dhe shtyllë e vazhdueshme e mbështetjes”, përfundon ai.

Ndërsa kompania NETSIX bashkëthemelues i të cilës është Agon Avdimetaj, është një ndërmarrje që merret me këshillim dhe zgjedhje profesionale të rrjetave kompjuterike.

Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.