LAJMI I FUNDIT:

Fillimisht mendohej se ishte fanella e Juventusit, Georgina e Ronaldos ‘acarohet’ kur bashkë-prezantuesi i saj tregon se është tifoz i Interit

Fillimisht mendohej se ishte fanella e Juventusit, Georgina e Ronaldos ‘acarohet’ kur bashkë-prezantuesi i saj tregon se është tifoz i Interit
Amadeus dhe Georgina Rodriguez në "Sanremo 2020" (Foto: Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Bukuroshja e njohur, Georgina Rodriguez, është ngjitur në skenën e natës së dytë të festivalit më të madh në Itali, “Sanremo 2020”.

E dashura e Cristiano Ronaldos ka prezantuar krah producentit ekzekutiv të festivalit, Amadeus, teksa po në të njëjtën natë për herë të parë në “Sanremo”, prezantoi një figurë shqiptare, Alketa Vejsiu.


Teksa tregoi aftësitë e saj të prezantimit, Georgina Rodriguez në një moment mori vëmendjen e gjithë publikut, kur ishte përgatitur një befasi interesante për të nga Amadeus.

Ky i fundit kishte veshur poshtë kostumit të tij një fanellë e cila në shikim të parë dukej si e Juventusit, teksa pasi hoqi sakon e tij, u pa që në të vërtetë fanella ishte e klubit të Interit.

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez mahniti me dukjen e saj në "Sanremo 2020" teksa prezantoi në të njëjtën natë me Alketa Vejsiun
Lexo po ashtu E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez mahniti me dukjen e saj në "Sanremo 2020" teksa prezantoi në të njëjtën natë me Alketa Vejsiun

Kjo fanellë e cila i përkiste lojtarit Romelu Lulaku, bëri që Georgina të ndryshojë qëndrimin ndaj kolegut të saj bashkë-prezantues, i cili me shaka e ngacmoi bukuroshen e njohur, e cila është partnere e një futbollisti të Juventusit.

E gjithë kjo skenë ndodhi në sy të Ronaldos, i cili ishte pjesë e tribunave të shikuesve, duke parë nga afër eksperiencën e të dashurës së tij si prezantuese e “Sanremo 2020”.

Ndërkohë, producenti dhe prezantuesi i festivalit, Amadeus, ka treguar se është një tifoz i zjarrtë i Interit, madje me shaka ka thënë se do të mungojë në natën finale të “Sanremo 2020”, pasi do të shkojë për të ndjekur nga afër derbin me Milanin. /Telegrafi/

Amadeus dhe Georgina Rodriguez në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori