LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Ka viktima nga zjarri në kovid-qendrën në Tetovë

Filipçe: Ka viktima nga zjarri në kovid-qendrën në Tetovë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku ka viktima në zjarrin që ka përfshirë qendrën me pacientët me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se numri i saktë i njerëzve që humbën jetën, të plagosurit dhe gjendja e tyre po përcaktohet për momentin, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai informoi në rrjetet sociale se zjarri tashmë është shuar dhe se të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit.

“Zjarri tashmë është shuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit. Ata po transportohen urgjentisht në Shkup për tu dhënë kujdesin e duhur, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të dalim me informacione të reja” shkruan Filipçe.

Ministri apelon për qetësi, derisa priten detajet e kësaj ngjarje të rëndë./Telegrafi/