LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: E dimë saktë se si ka lëvizur pacientja me coronavirus

Filipçe: E dimë saktë se si ka lëvizur pacientja me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “360 gradë” foli për trajektoren e lëvizjes së pacientes së infektuar me coronavirus.

“Praktikisht, pacientja erdhi nga një udhëtim dhe u drejtua në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa edhe bashkudhëtarë e automjetit janë izoluar. Menjëherë pas hyrjes në vend, pacientja u paraqit në Klinikën për Sëmundjeve Infektive së bashku me familjen, me sa duket ato e kanë ditur se ajo ishte e sëmurë.

Në fakt ajo ishte mjekuar në Itali më parë, nuk ishte testuar për këtë virus specifik, kështu që ajo e dinte që duhej të kurohej, me sa duket nuk ndjehej mirë”, tha Filipçe.

Ai tha se problemi më i madh ishte se kjo ndodhi në Itali, dy persona që nuk kishin udhëtuar, nuk kishin asnjë kontakt me persona të infektuar më parë, ose me ndonjë që udhëtonte ose në kontakt me pacientët kinezë.

Filipçe thotë se edhe OBSH është i përfshirë dhe se priten rezultatet fillestare rreth kësaj./Telegrafi/