LAJMI I FUNDIT:

Fikayo Tomori vjen me një premtim për tifozët e Milanit

Fikayo Tomori vjen me një premtim për tifozët e Milanit

Fikayo Tomori pranon se Milani nuk mund të fitojë çdo ndeshje, por premton se kuqezinjtë do të përkushtohen maksimalisht pavarësisht nga kundërshtarët.

Milani është kryesuesi i tabelës së Serie A me tri pikë epërsi ndaj Napolit dhe katër pikë më shumë se rivalët e Interit, që kanë një ndeshje më pak. Ata do të përballen nesër me Cagliarin në udhëtim dhe tashmë kanë luajtur kundër të gjithë rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë në pjesën e dytë të sezonit.


Megjithatë, ata morën barazime kundër Udineses dhe Salernitanas gjatë muajit të fundit, duke mësuar se asnjë fitore nuk duhet marrë si e mirëqenë.

Fikayo Tomori flet rrjedhshëm italisht vetëm 13 muaj pasi iu bashkua Milanit, i lë fansat të mahnitur
Lexo po ashtu Fikayo Tomori flet rrjedhshëm italisht vetëm 13 muaj pasi iu bashkua Milanit, i lë fansat të mahnitur

“Thjesht, ne nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne përpiqemi, por futbolli është i tillë”, ka thënë fillimisht Tomori për La Gazzetta dello Sport.

“Mund t’u them tifozëve tanë se ne e marrim shumë seriozisht çdo ndeshje, pavarësisht pozicionit të kundërshtarit në tabelë. Çdo kundërshtar mund të jetë i rrezikshëm”.

“Interi është një ekip i shkëlqyer, Napoli ka cilësi dhe mua më pëlqejnë shumë Juventusi dhe Roma. Të gjithë kanë pikat e forta dhe të dobëta, ashtu si ne. Tabela do të tregojë se kush është më i miri”.

“Jemi përmirësuar padyshim. Kemi më shumë përvojë dhe mësojmë diçka të re çdo ditë me Piolin. Punojmë për gabimet që bëjmë dhe kjo po na ndërgjegjëson. Jemi një grup i madh, luajmë si ekip. Jemi të fortë në kundërsulme dhe në krahë, kemi një fazë të mirë mbrojtëse. Ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kemi energji”.

Sacchi shpjegon mënyrën se si Milani mund të fitojë titullin në Serie A
Lexo po ashtu Sacchi shpjegon mënyrën se si Milani mund të fitojë titullin në Serie A

“Ne e dimë se ku jemi dhe ku duam të arrijmë. Është një moment vendimtar dhe ne duhet të jemi gjithmonë të fokusuar”, përfundoi mbrojtësi anglezi.

Tomori, 24 vjeç, ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol. Milani e bëri lëvizjen e tij të përhershme nga Chelsea një vit më parë pas një huazimi gjashtë mujor në pjesën e dytë të 2020/2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori