LAJMI I FUNDIT:

Fifi dhe Blasta paralajmërojnë bashkëpunimin e ri

Fifi dhe Blasta paralajmërojnë bashkëpunimin e ri

Artistja nga Ferizaj ka lansuar këngën të njëpasnjëshme që do të jenë pjesë e albumit ndërsa një të tillë e paralajmëruar edhe së fundmi.

Autorja e “Diell” krahas atyre solo po sjell gjithashtu bashkëpunime dhe një i radhës pritet të publikohet së shpejti.


Kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe ka zbuluar emrin e bashkëpunëtorit.

Foto: Fifi/Instagram

Fifi njoftoi fansat se kënga e radhës është një duet me reperin e njohur shqiptar, Blasta.

“Kur kam paralajmëruar albumin dhe ditët kur lansoja këngët, kam treguar që në album kam bashkëpunuar me disa emra të rinj në treg. Por, bashkëpunimi im i radhës është me një artist jo të panjohur, as i ri në treg nuk është, qysh po thua tij Blasta. Unë mezi po pres me dal kënga”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Foto: Fifi/Instagram

Përveç kësaj, këngëtarja ka publikuar edhe disa imazhe që janë të shkëputura nga xhirimet e klipit ku ajo duket e mrekullueshme.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e saj e fundit mban titullin “Stop” me të cilën ajo mori pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Foto: Blasta/Instagram

Ndryshe, këngëtarja krahas angazhimeve profesionale tashmë ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të parë. /Telegrafi/