LAJMI I FUNDIT:

FIFA konfirmon se Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor me ndeshjen Katar-Ekuador

FIFA konfirmon se Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor me ndeshjen Katar-Ekuador
(Foto: Qatar 2022)

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të fillojë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi vendi pritës, Katari, tani do të luajë me Ekuadorin të dielën, 20 nëntor në orën 19:00, si pjesë e një evenimenti më vete.

Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut të këtij viti në stadiumin Al Bayt kanë ardhur një ditë përpara, pas një vendimi unanim të marrë sot (e enjte) nga Byroja e Këshillit të FIFA-s.


Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës është shtyrë nga ora 13:00 në 19:00 të të hënës, 21 nëntor.

Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të kahershme të shënimit të fillimit të Kampionatit Botëror me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë që prezanton ose nikoqirët ose kampionët në fuqi.

Kupa e Botës "Katar 2022" po ndryshon datën e fillimit
Lexo po ashtu Kupa e Botës "Katar 2022" po ndryshon datën e fillimit

Vendimi pasoi një vlerësim të konkurrencës dhe implikimet operacionale, si dhe një proces të plotë konsultimi dhe një marrëveshje me palët kryesore të interesuara dhe vendin pritës.

Kështu, Kampionati Botëror në Katar do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Është hera e parë që një turne botëror mbahet në botën arabe dhe hera e dytë që zhvillohet në Azi, pas Kampionatit Botëror në Kore të Jugut dhe Japoni. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/FIFA)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori