LAJMI I FUNDIT:

FIFA kërcënon Tunizinë me përjashtim nga Kupa e Botës “Katar 2022”

FIFA kërcënon Tunizinë me përjashtim nga Kupa e Botës “Katar 2022”

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka kërcënuar se do ta ndalojë Tunizinë të luajë në Kupën e Botës “Katar 2022” pas komenteve të ministrit të tyre të sportit.

Pjesëmarrja e Tunizisë në Kupën e Botës në Katar është nën kërcënim pasi ministri tunizian i rinisë dhe sporteve, Kamel Deguiche, foli së fundmi për mundësinë e “shpërbërjes së zyrave federale të disiplinave të ndryshme” – me FIFA-n që me sa duket e merr këtë për të nënkuptuar Federatën Tuniziane të Futbollit (FTF).

Në një letër të zbuluar, të publikuar nga radiostacioni Mosaique FM, FIFA ka kërkuar sqarime për këto komente.

Letra tregon “përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të ndërhyrë në punët e brendshme të Federatës Tuniziane dhe kërcënimet e saj për të shpërbërë zyrën e FTF”.

“Në këtë drejtim, dëshirojmë t’ju kujtojmë se shoqatat anëtare të FIFA-s janë ligjërisht të detyruara t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të padrejtë nga palët e treta”.

“Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e ndëshkimeve sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e federatës përkatëse”, thuhet në letrën e FIFA-s.

Nëse FIFA merr masa, kjo mund të nënkuptojë ndalimin e kombëtares tuniziane nga pjesëmarrja në Kupën e Botës “Katar 2022”, e cila do të fillojë më 20 nëntor.

Tunizia është aktualisht në Grupin D së bashku me Danimarkën, Australinë dhe Francën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy skuadra të mëdha pas Albion Rrahmanit, ylli kosovar pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapidit

Dy skuadra të mëdha pas Albion Rrahmanit, ylli kosovar pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapidit

Ndërkombëtare
Maddison dhe gjashtë lojtarët e Anglisë që pritet të përjashtohen nga lista e Southgate për Euro 2024

Maddison dhe gjashtë lojtarët e Anglisë që pritet të përjashtohen nga lista e Southgate për Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Futbollistja e Kongos befason të gjithë, nokauton me një goditje kundërshtaren marokene

Futbollistja e Kongos befason të gjithë, nokauton me një goditje kundërshtaren marokene

Ndërkombëtare
Kalo në kategori