Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka shqiptuar edhe dënimet e para në botërorin Rusia 2018.

Serbia dhe Meksika janë dënuar nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve të tyre.

Federata serbe e futbollit është e detyruar të ndajë 10 mijë euro për shkak të hapjes së një baneri fyes që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në takimin e parë të botërorit kundër Kosta Rikës dhe se do të ketë ndëshkime edhe më të mëdha nëse përsëriten rastet e tilla.

Gjersa meksikanët u dënuan me të njëjtën shumë sikur se serbët shkaku i parullave dhe brohoritjeve ofenduese në kurriz të komunitetit LGBTI.

Të gjitha lajmet rreth botërorit Rusia 2017 Të gjitha lajmet rreth botërorit Rusia 2017

Në fakt, kur portieri gjerman Manuel Neuer po përgatitej për ta goditur topin me këmbë, filluan edhe korret ofenduese në drejtim të komunitetit të lartcekur.

Ndryshe, sot do të zhvillohen tre ndeshje të tjera të Kupës së Botës, ku tashmë kombëtaret po ballafaqohen me duelet e dytë të garës. /Telegrafi/