LAJMI I FUNDIT:

FIFA arrin ‘marrëveshje historike’ – ndeshjet e Ligës Premier mund të luhen në Amerikë

FIFA arrin ‘marrëveshje historike’ – ndeshjet e Ligës Premier mund të luhen në Amerikë

Ndeshjet e Ligës Premier mund të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi FIFA arriti një marrëveshje në një proces gjyqësor historik.

Promotori i ngjarjeve me bazë në New York, Relevent Sports, ka hequr dorë nga padia e tij antitrust ndaj FIFA-s, e cila ishte futur në sistemin e gjykatave amerikane që nga viti 2019.


Në një njoftim të dhënë për mediumin The Athletic, Relevent Sports bëri të ditur se marëveshje ishte arritur, teksa FIFA po konsideron ndryshimin e rregullave ekzistuese nëse ndeshjet mund të luhen jashtë territorit vendas në ligë.

FIFA bëri një deklaratë të ngjashme, përpara se të shtonte se “nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi dhe vazhdon të mohojë pretendimet ligjore të pretenduara në ankesën e Relevent”.

Nga Mbappe te Wirtz, Bellingham dhe Palmer – lojtarët më vendimtar në top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Nga Mbappe te Wirtz, Bellingham dhe Palmer – lojtarët më vendimtar në top pesë ligat evropiane

Rezultati i këtij procesi mund të hap rrugën për skuadrat që të luajnë ndeshjet zyrtare jashtë territorit të një lige.

Kjo do të thotë se ekipet anembanë botës mund të luajnë ndeshjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa momentalisht Liga Premier nuk e ka në plan që t’i zhvillojë ndeshjet jashtë shtetit, mund të jetë një opsion real për shefat e saj varësisht se si përfundon çështja.

FIFA tashmë është duke planifikuar që të sjell disa ndeshje të mëdha në Amerikë, duke zgjeruar formatin e Kupës së Botës për Klube, garë kjo e cila do të luhet pikërisht atje në verën e 2025.

Gjashtë ekipe të Ligës Premier luajtën në kuadër të “Summer Series” në Amerikë vitin e kaluar, duke shitur të gjitha biletat nëpër stadiumit e NFL-it në Amerikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori