LAJMI I FUNDIT:

Fidan Aliti: Luftuam për Kosovën siç bëjmë gjithmonë dhe fituam këtë pikë

Fidan Aliti: Luftuam për Kosovën siç bëjmë gjithmonë dhe fituam këtë pikë

Fidan Aliti është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e Përfaqësuesen e Kosovës në barazimin 0-0 ndaj Greqisë në udhëtim në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët arritën të marrin një barazim të vlefshëm në takimin dhe kjo pikë e fituar i kënaqi të gjithë te Kosova.


Mbrojtësi Aliti e ka cilësuar si pozitiv këtë barazim, ndërsa ka lavdëruar karakterin e ekipit.

Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në përballjen Greqi-Kosovë
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në përballjen Greqi-Kosovë

“Besoj se ky ishte një rezultat pozitiv për ne. Jo vetëm rezultati, por edhe interpretimi i ndeshjes që bëmë. Treguam karakter secili lojtarë. Luftuam për Kosovën siç bëjmë gjithmonë dhe fituam këtë pikë. Ishte me rëndësi për grupin dhe secilin lojtar”, ka thënë fillimisht Aliti pas ndeshjes.

“Motiv besoj se kemi gjithmonë pasi luajmë gjithmonë për Kosovën. Nëse ndonjë nuk ka motiv, ky është gabim. Secili maksimalisht është i motivuar dhe jep gjithnjë 100 për qind për Kosovën”.

Notat e lojtarëve të Kosovës në përballje me Greqinë – Muric yll, Kastrati lojtar i së ardhmes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve të Kosovës në përballje me Greqinë – Muric yll, Kastrati lojtar i së ardhmes

“Pritja e Aros ishte shumë e rëndësishme, pasi aty tregoi se gjithçka është e mundur dhe besuam akoma më shumë që të marrim diçka nga kjo ndeshje. Ishte e rëndësishme ta mbanim Greqinë në 0 pasi në disavantazh do të ishte e vështirë”.

“Është e vërtetë që nuk kemi fituar, por kemi luajtur ndeshje të mira. Jemi profesionistë dhe rezultatet janë të rëndësishme. Këtë e dimë të gjithë. Muajin tjetër kemi tjera ndeshje dhe aty synojmë fitoren”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori