LAJMI I FUNDIT:

‘FIBA Youth European Challengers 2021’: Përfaqësueset e Reja të Kosovës i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre

‘FIBA Youth European Challengers 2021’: Përfaqësueset e Reja të Kosovës i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre
(Foto: basketbolli.com)

Përfaqësueset e Reja të Kosovës i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në ‘FIBA Youth European Challengers 2021’.

Këtë vit FIBA ka vendosur që të vazhdojë me organizimin e garave për U16, U18, U20 në të dyja konkurrencat, por në një format tjetër për shkak të Covid-19 dhe kufizimeve të udhëtimeve në disa shtete. Kësaj radhe FIBA Kampionatet Evropiane nuk janë ndarë në Divizione, por në Grupe, dhe këto grupe do të organizohen në disa shtete.

Përfaqësuesja U20 e Femrave do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021.

Kosova do të luaj në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq katër grupet tjera, ai A do të organizohet në Sofje të Bullgarisë, B në Sopron të Hungarisë, C në Konya të Turqisë dhe D në Yerevan të Armenisë.

Në FIBA U20 Women’s European Challengers garojnë gjithsej 28 shtete.

Përfaqësuesja U20 e Meshkujve do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë. Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu.

Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë. Ndërkohë grupet tjera do të organizohen si ai A në Brno të Çekisë, B në Tbilisi të Gjeorgjisë dhe C në Heraklion të Greqisë.

Në FIBA U20 European Challengers garojnë gjithsej 26 shtete.

Përfaqësuesja U18 e Meshkujve do të marrë pjesë në Grupin F të FIBA U18 European Challengers që do të mbahet prej 3 deri më 8 Gusht 2021 në Tiranë.

Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë. Në Tiranë gjithashtu do të luhet edhe grupi G me katër shtete: Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta. Ndërkohë grupet tjera do të mbahen në Shkup ai A, Tel Aviv – B, C – Konya, kurse grupi D dhe E ende nuk i ka të konformuara vendet ku do të organizohen.

Në FIBA U18 European Challengers garojnë gjithsej 32 shtete.

Duhet theksuar se FIBA U16 European Challengers, Grupi E do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën.

Ndërkaq Grupi E organizohet në Shkup, ai B në Sofje, C në Novi Sad, si dhe D në Sofje.

Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori