LAJMI I FUNDIT:

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane.

Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar dhe, siç raportohet nga mediat italiane, është “një projekt që kombinon ADN-në aventureske të markës me gjeneratën më të fundit të inovacionit teknologjik”.

Sipas thashethemeve, me një gjatësi prej afërsisht 4 metrash, Fiat Campagnola X shquhet si automjeti kompakt perfekt, i aftë të kombinojë performancën e lartë jashtë asfaltit me praktikën e përshtatshme për përdorim urban, transmeton Telegrafi.


Dizajni i tij i fuqishëm është i frymëzuar nga estetika e automjeteve të vërteta jashtë asfaltit, me linja katrore, parakolpë çeliku dhe mbrojtje të dukshme të poshtme të karrocerisë.

Gjithashtu ka elementë të dallueshëm si fellnet e theksuara të rrotave, dritat e përparme LED me një nënshkrim dritash “U” dhe mundësinë për të hequr çatinë.

Teknikisht, automjeti premton zgjidhje të përparuara. Mund të përdorë një shasi me “kornizë shkallësh” ose një platformë me ngurtësi të lartë, të kombinuar me sistem tërheqjeje në të gjitha rrotat.

Karakteristikat kryesore përfshijnë bllokimin e diferencialeve dhe mënyrat e drejtimit të dedikuara për sipërfaqe specifike, duke e bërë atë shoqëruesin ideal për përballimin e terreneve të vështira.

Gama e motorëve mund të përfshijë opsione hibride ose plotësisht elektrike, me dy motorë për të siguruar kontroll optimal në çdo situatë.

Pjesa e brendshme e Fiat Campagnola X është projektuar për të kombinuar funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë.

Materialet e papërshkueshme nga uji, kontrollet fizike intuitive dhe një ekran qendror 10 inç me sistemin Uconnect sigurojnë praktikë dhe lehtësi përdorimi, ndërsa hapësira e brendshme është optimizuar për të ofruar shkathtësi maksimale, me ndarje të shumta magazinimi dhe një bagazh modular.

Fiat Campagnola X i ri pozicionohet në një segment strategjik të tregut, duke u ofruar si një alternativë më e përballueshme ndaj modeleve të tilla si Jeep Wrangler ose Suzuki Jimny.

Nuk ka detaje specifike se kur Campagnola X mund të dalë në treg, por besohet se do të ketë një çmim konkurrues. /Telegrafi/