LAJMI I FUNDIT:

FFK reagon pas anulimit të ndeshjes Lincoln – Prishtina, shpreson në vendim të drejtë të UEFA-s

FFK reagon pas anulimit të ndeshjes Lincoln – Prishtina, shpreson në vendim të drejtë të UEFA-s

Ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës e paraparë për raundin preliminator të Ligës së Evropës është anuluar.

Kjo ndeshje pritej të zhvillohet nga ora 18:00 në Gjibraltar, por pasi tetë futbollistë prishtinas kanë rezultuar pozitiv ajo është anuluar.


Në fakt UEFA ka dhënë dritën e gjelbër për lejimin e ndeshjes, pasi Prishtina kishte 14 futbollistë të gatshëm, por kanë qenë autoritet e Gjibraltarit që nuk kanë lejuar që ndeshja të zhvillohet.

Tanimë ka ardhur edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për këtë çështje.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë ka konsideruar se ky takim është dashur të zhvillohet, teksa do ta përkrahë klubin e Prishtinës.

FFK shpreson që kësaj radhe organet e UEFA-s do ta marrin një vendim të drejtë.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Ndeshja ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohej sot në orën 18:00, është anuluar pak kohë para fillimit të saj. Një gjë e tillë ndodhi pasi 8 futbollistë të Prishtinës dolën pozitiv në Covid-19, në rezultatet e paraqitura nga laboratori i licencuar nga UEFA në Spanjë. Përkundër këtij fakti dhe mungesës së disa prej futbollistëve titullarë që rezultuan pozitiv, Prishtina ishte e gatshme për ta zhvilluar ndeshjen me lojtarët që kishte në dispozicion, gjë e cila rekomandohet edhe me rregulloren e re të UEFA-s për ndeshjet gjatë pandemisë. Megjithatë, ishin autoritetet e Gjibraltarit që e pamundësuan zhvillimin e ndeshjes dhe kësisoj ndeshja u pezullua. FFK konsideron që kjo ndeshje është dashur të luhet dhe do t’i qëndrojë përkrah klubit të Prishtinës që vendimi i UEFA-s të jetë i drejtë dhe i arsyeshëm dhe të mos jetë në dëm të klubit tonë. Ne, si federatë dhe klubet tona jemi në situatë të palakmueshme, duke pasur parasysh faktin se UEFA nuk e ka licencuar asnjë laborator për kryerjen e testeve për Covid-19 në Kosovë, teksa në vendet fqinje ku janë të licencuar laboratorët e tillë nuk është e mundshme lëvizja për shkak të mbylljes së kufijve. Po ashtu, është e çuditshme se si rezultuan 8 futbollistë pozitiv, kur para nisjes për në Gjibraltar në testet e kryera nga IKSHPK të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ. FFK shpreson që kësaj radhe organet e UEFA-s do të jenë më vigjilente dhe do ta kenë parasysh situatën në të cilën ndodhemi në pandemi dhe në fund do të marrin vendim të merituar, duke pasur parasysh se FC “Prishtina” ishte pro zhvillimit të ndeshjes dhe kishte numër të mjaftueshëm të futbollistëve të gatshëm për lojë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

Ligue 1
“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

Premier League
Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Premier League
Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Bundesliga
Kalo në kategori