FFK reagon në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar.
Të mërkurën mbrëma në Greqi, por edhe në Mal të Zi u shfaqen pankarta të ndryshme nga disa tifozëri, të cilat lavdëronin grupin e terroristëve që kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës.
Njëra tifozëri ishte ajo e klubit të madh grek, Olympiacos, për të cilin është ankuar FFK për shkak të mungesës së reagimit nga Federata Greke e Futbollit.
Reagimi i FFK-së
Federata e Futbollit të Kosovës dënon me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar.
Shfaqja e pankartave kundër Kosovës dhe lavdërimi i grupit të terroristëve që pak ditë më parë kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës, është një shkelje e rëndë e vlerave të futbollit dhe shprehje e gjuhës së urrejtjes mes popujve. Ky incident është i papranueshëm dhe nuk ka vend në botën e futbollit.
Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjen e fuqishme të grupit të tifozëve të Olympiakosit me grupet radikale të tifozëve në Serbi, dhe për faktin se disa prej tyre janë serbë të infiltruar në këtë grup. Megjithatë, jemi të indinjuar nga mungesa e reagimit të Federatës Greke të Futbollit për t’u përballur me këtë situatë. Lejimi i këtyre pankartave fashiste e raciste në tribunat prapa portës gjatë gjithë ndeshjes është një mospërgjegjësi që nuk mund të tolerohet.
Kosova e konsideron Greqinë si një shtet mik dhe vlerëson qasjen e saj pozitive karshi shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me këtë qasje pozitive, kërkojmë nga autoritetet e futbollit në Greqi të jenë të kujdesshme ndaj rasteve të tilla, të ndjekin me përgjegjësi protokollin e UEFA-s dhe të ndëshkojnë incidentet e tilla në mënyrë adekuate.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi në futboll dhe nuk do të lejojë që të ashtuquajturit tifozë ta keqpërdorin këtë sport me ngjyra raciste.
Ne kërkojmë nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Salla "1 Tetori" gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports

Skenari i shkëmbimit mes Real Madridit dhe PSG-së del në pah disa orë para ndeshjes në Botërorin e Klubeve

Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

Barcelona po konsideron një lëvizje shokuese për transferimin e yllit holandez

Real Madridi merr dritën jeshile nga ylli i Liverpoolit për ta transferuar atë

Milani dëshiron një sulmues – dy emra të njohur nga Liga Premier janë në shënjestër

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë