Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë një njoftim publik për qytetarët para ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë.
Kosova është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator të Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.
Ky takim prestigji për të dy vendet mike pritet të zhvillohet sot (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
FFK ka bërë një njoftim publik, ku ka sqaruar në detaje të gjitha gjërat rreth ndeshjes: nga hapja e dyerve të stadiumit, deri tek gjërat e lejuara dhe të ndaluara.
Njoftim për publik
Ndeshja Kosovë – Angli, 17 nëntor 2019, 18:00 – Kualifikimet për Euro 2020
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e Stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese Euro 2020, Kosovë – Angli, me datë 17 nëntor 2019, do të hapen në ora 16:00 ndërsa ndeshja fillon prej orës 18:00.
Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.
Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.
Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.
Rregullat:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
/Telegrafi/