LAJMI I FUNDIT:

FFK ia prezanton Ahmetit projektin e zgjerimit të stadiumit “Fadil Vokrri”

FFK ia prezanton Ahmetit projektin e zgjerimit të stadiumit “Fadil Vokrri”
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, janë pritur për fundvit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së prezantuan projektin e zgjerimit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe u dakorduan me kreun e kryeqytetit për ta realizuar atë.


Të dyja palët do të takohen në fillim të vitit 2020 për ta bërë agjendën në realizimin e projekteve të përbashkëta, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Foto: ffk-kosova.com)

Me këtë rast, presidenti Ademi e dekoroi kryetarin e komunës Ahmeti me mirënjohje të veçantë për kontribut në sport, pasi ky i fundit dha lejen për ndërtimin e stadiumit në Hajvali, dha lejen për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit, si dhe ofroi përkrahjen e plotë për renovimin dhe menaxhimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera, që për synim do të kenë ngritjen e futbollit dhe zhvillimin e klubeve të futbollit në komunën e Prishtinës. /Telegrafi/

(Foto: ffk-kosova.com)