LAJMI I FUNDIT:

FFK bëhet edhe me një sponsor, arrin marrëveshje me Al Trade

FFK bëhet edhe me një sponsor, arrin marrëveshje me Al Trade

Numri i bizneseve të cilat po vendosin të bashkëpunojnë me Federatën e Futbollit të Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë.

Sot, presidenti Agim Ademi ka arritur marrëveshje me sponsorin e ri, kompaninë Al Trade Center.


Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Ademi dhe drejtori i marketingut dhe burimeve njerëzore në Al Trade Center, Artan Ramaj.

Kësisoj me rradhë të gjitha kompanitë e mëdha kosovare dhe ato që operojnë në vendin tonë po bëhen partnere të FFK-së.

Ato po e vlerësojnë punën e drejtë dhe të pastër të udhëheqjes së FFK-së, duke e pasur besimin e plotë që sponsorizimi i tyre po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

FFK falënderon të gjithë sponsorët dhe njëherësh i është mirënjohëse institucioneve tona, parasegjithash MKRS-së, që po e realizojnë në mënyrë të shpejtë Ligjin mbi Sponsorizim.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes presidenti Ademi shprehu falënderimin e tij dhe të KE të FFK-së për kompaninë Al Trade Center që ka vendosur për ta mbështetur zhvillimin e futbollit.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i kompanisë, Artan Ramaj u shpreh i lumtur për mundësinë e krijuar që të jenë partner të FFK-së dhe kësisoj të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për të rinjtë që janë pjesë e futbollit.

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori