LAJMI I FUNDIT:

Feston ditëlindjen, Ana Kabashi sonte publikon edhe një këngë të re

Feston ditëlindjen, Ana Kabashi sonte publikon edhe një këngë të re
Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ana Kabashi, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

Artistja, e cila prej vitesh ka pushtuar tregun muzikor, po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku.


Meqë këtë ditë kremton një ditë speciale, ajo ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale nëpërmjet të cilës tregon se ka edhe një befasi për fansat.

View this post on Instagram

A post shared by ANA (@annakabashi)

Pikërisht për përvjetorin e lindjes, bukuroshja nga Peja ka vendosur që të sjell një këngë të re.

“11/11 është një këngë që po vjen për ditëlindjen time. Faleminderit për ekipin tim të ri që e mundësuan këtë. Mezi po pres që të ndaj këngën me ju”, ka shkruar Kabashi.

Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi

Në postimin e shpërndarë mbrëmë, ajo bëri me dije se sot publikohet projekti i plotë.

Ana Kabashi (Foto: Arkiv/Instagram)

Duke lënë vetëm një imazh në profilin e saj në Instagram, Ana mori reagime të shumta e mjaft pozitive nga ndjekësit e publiku.

Nuk ka dyshim se kjo do të jetë një nga prurjet më të veçanta të Anës që do mbahet mend gjatë gjithë karrierës. /Telegrafi/

Ana Kabashi (Foto: Arkiv/Instagram)