“The Summit” titullohet festivali më i ri i muzikës elektronike në vend.

Ky festival, i cili do të mbahet me datat 18 dhe 19 shtator, është organizuar nga kompania “Modus”, transmeton Telegrafi.


“Modus” ka për qëllim rivendosjen në skenë të muzikës elektronike dhe për dy netë radhazi do të sjell 12 Dj me performancat e tyre, pesë nga të cilët janë ndërkombëtarë.

Prok&Fitch, Saab, Cj Jeff, Miss Soulfly, Vegim, Uran B, Derekem, M.I.M , Leo Ciko, Jehone, Leke dhe Artil janë disa nga Dj-të, të cilët do të performojnë në një ambient me efekte vizuele unike, ndriqim të dirixhuar, 3d Lasser Show dhe zërim professional, prej 160 mijë VAT.

Dy netët, të cilat do të mbahen në Parkun Gërmia (Te koshat) në Prishtinë, do të fillojnë prej orës 20:00 dhe do të zgjasin deri në orën 6 të mëngjesit. /Telegrafi/