Nick Reiner përballet me akuzë të re për vrasjen e prindërve të tij

Një panel juristësh në Los Angeles ka ngritur një aktakuzë të re ndaj Nick Reiner, i cili akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit dhe aktorit të njohur Rob Reiner dhe fotografes e producentës Michele Singer Reiner.
Aktakuza, e miratuar më 20 korrik dhe e bërë publike të mërkurën, përmban një akuzë shtesë se Nick i kishte pritur prindërit në pritë para sulmit.
Ai u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave.Rob Reiner dhe Michele Singer Reiner u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në lagjen luksoze Brentwood të Los Angelesit më 14 dhjetor.

Nick u arrestua disa orë pas ngjarjes dhe u akuzua zyrtarisht dy ditë më vonë.
Ngritja e aktakuzës nga një juri e madhe përbën një hap të rëndësishëm drejt gjykimit, pasi në Kaliforni kjo procedurë mund t’u lejojë prokurorëve të shmangin një seancë paraprake, ku provat zakonisht paraqiten publikisht.
Dokumenti i bërë publik nuk sjell shumë detaje të reja mbi mënyrën se si ndodhi krimi, por pretendimi se i dyshuari kishte pritur në pritë mund të ketë pasoja të rëndësishme ligjore.
Së bashku me rrethanat e tjera të çështjes, kjo mund ta bëjë Nick Reiner të përballet edhe me mundësinë e dënimit me vdekje.

Prokuroria ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë vendim nëse do të kërkojë dënimin me vdekje. /Telegrafi/


















































