Festivali Sonus nxjerr në shitje biletat me çmim më të lirë për vendet e rajonit

Një prej dhjetë techno-festivaleve më të mira në botë, i cili do të mbahet nga 21-25 gusht në plazhin Zrce të Kroacisë, ka filluar me shitjen e biletave me çmim më të ulët për vizitorët nga rajoni i Ballkanit.
Çmimi i biletave të festivalit për pesë ditë dhe pesë net është 59 euro dhe tashmë kanë dalë në shitje online përmes croatia-tickets.com (https://www.croatia-tickets.com/en/event/sonus-festival-2016).
Me çmim të volitshëm në evenimentin ku do të marrin pjesë mbi 60 performues ndërkombëtare, do të mund të argëtohen vizitorët nga Kroacia, Kosova, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Po ashtu, biletat mund të blihet me dy këste, ndërsa ata që do t’i blejnë më shpejt mund të përfitojnë zbritje prej 15 për qind për t’u vendosur në ishullin Pag gjatë kohës së festivalit. Për më shumë informacione për këto përfitime, por edhe për informacione rreth programit vizitoni https://sonus-festival.eu.
Festivali i preferuar nga dashamirët e muzikës elektronike, do të mbahet edhe këtë vit në klubet Papaya, Aquarius dhe Kalypso, në ishullin Pag, ku pritet ta vizitojnë disa dhjetëra mijëra mysafirë nga e gjithë bota.
Gjatë pesë ditëve dhe pesë netëve të festivalit, pritet performimi i DJ-ve më të njohur botërorë, mes të cilëve deri më tash janë konfirmuar: Dixon, Ricardo Villalobos, Loco Dice, Luciano, Joseph Capriati, Seth Troxler, Marco Carola, tINI, Jamie Jones, Sam Paganini, Pan-Pot, Tale of Us, e shumë DJ të tjerë të njohur botërorë, por edhe nga rajoni.
Se si kanë kaluar dhjetëra mijëra njerëz në Festivalin Sonus në vitin e kaluar mund ta shikoni duke klikuar këtu.
Klikoni për:Blerjen e biletave në KosovëShitjen e biletaveUeb-faqeFacebookInstagramSoundcloud




















































