Festivali “Music Midtown 2021” - pjesëmarrësit duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë një test negativ për COVID-19


Festivali i muzikës, me bazë në Atlanta,Georgia, Music Midtown ka njoftuar rregullat e reja të mërkurën.
Ata kanë bërë një deklaratë duke treguar se të pranishmit duhet të jenë të vaksinuar plotësisht ose të kenë një rezultat negativ të testit për COVID-19.
“Siguria e klientëve dhe stafit tonë është përparësia jonë e parë. Si e tillë, një vaksinim i plotë për COVID-19 ose një rezultat negativ i testit do të kërkohen për të marrë pjesë në Music Midtoën 2021”, thuhet në njoftim të tyre.

Festivali vjetor i mbajtur në Atlanta është planifikuar të mbahet më 18-19 shtator në Piemonte Park.
Në të do të marrin pjesë yjet botërore si: Miley Cyrus, Maroon 5, Jonas Brothers dhe 21 Savage.

Njoftimi vjen pas rritjes së rasteve me coronavirus në Georgia, ku veçse çdo ditë e më shumë po vazhdojnë të shtohen.
Numri i pacientëve të sëmurë me COVID po rritet gjithashtu, duke kaluar 3,800 vetëm të mërkurën. /Telegrafi/













































