LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Gastronomisë sjellë Marsela Çibukaj për të përformuar nga Shqipëria në Kosovë

Festivali i Gastronomisë sjellë Marsela Çibukaj për të përformuar nga Shqipëria në Kosovë

Qëllimi parësor i Festivalit të Gastronomisë është të promovojë kuzhinën shqiptare si dhe të bëjë bashkë gjithë dashamirët e gastronomisë dhe muzikës. E nga kjo nuk përjashtohet bashkimi i shqiptarëve nga gjitha trojet në një vend, në zemër të Prishtinës.

E pikërisht në Prishtinë, në sheshin “Adem Jashari”, me datë 22 korrik në natën e tretë të Festivalit të Gastronomisë, nga Shqipëria vjen për të performuar artistja shumë e dashur për publikun shqiptar Marsela Çibukaj.

Aristja Çibukaj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur nga Shqipëria, e cila në vitin 2010 kishte fituar çmimin si “Best emergent singer” në Romë, ndërsa në vitin 2011 ajo ishte finaliste në “The Voice of Albania 1”, ku mori vendin e dytë dhe e u bë ndër këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar.

Ndër këngët që Marsela Çibukaj me zërin e saj të bukur do të performojë para publikut janë “Thërrime Dashurie”, “Jon”, “I paftuar”, si dhe shumë të tjera.

Prandaj, mos harroni, rezervoni në kalendarin tuaj datën 22 korrik për të ndjekur nga afër këtë performancë të jashtëzakonshme.

E për të rezervuar biletën tuaj vizitoni linkun www.rave-travel.com dhe klikoni Prishtina Gastronomy Festival, si dhe zgjidhni datën cilën po kërkoni.

Për t’i shtuar momete të bukura jetës suaj, Prishtina Gastronomy Festival ju fton të vini me familje, me të dashur, me shoqëri, e me kolegë!

Ejani dhe kënaquni së bashku nën tingujt e muzikës shqip, me shijen e ushqimit nën atmosferën e ngrohtë verore, në sheshin “Adem Jashari”, në zemër të Prishtinës.

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori