LAJMI I FUNDIT:

Festimi i veçantë i Romagnolit ishte dedikim ndaj kritikëve

Festimi i veçantë i Romagnolit ishte dedikim ndaj kritikëve
(Foto: Twitter/III)

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, shënoi golin e parë në fitoren prej 2-0 ndaj Fiorentinas, ndërsa festimi i tij ishte me një gjest kundërthënës.

Rossonerët kaluan në epërsi kur pas një harkimi nga këndi, topi shkoi te 25-vjeçari që ishte i pamarkuar dhe shënoi me kokë.


Pasi realizoi, mbrojtësi italian iu drejtua kamerës më të afërt për të festuar me një gjest që konsiderohet kundërthënës.

Ky ishte një reagim i tij ndaj kritikave të vazhdueshme që kishte marrë që nga fillimi i këtij sezoni për shkak të gabimeve në disa takime të Milanit.

Për ta konfirmuar mesazhin e festës së tij, Romagnoli ka shkruar në rrjetet sociale: “Më pak fjalë, më shumë vepra”. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/III)