LAJMI I FUNDIT:

Festa e zjarrtë e Intelektualëve në qytet pas triumfit historik të Dritës

Festa e zjarrtë e Intelektualëve në qytet pas triumfit historik të Dritës

Drita ka shkruar historinë në Shkup! Gjilanasit janë bërë skuadra e parë kosovare që siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Filipi 2”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks.


Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

E suksesit të Dritës i janë gëzuar natyrisht tifozët e saj të flaktë Intelektualët.

Tifo grupi gjilanas mbrëmë kanë festuar deri në orët e vona, teksa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes janë ndezur fishekzjarrë të shumtë në qendër të qytetit.

Tifozët kanë festuar dhe kënduar pa ndalë, teksa dhjetëra nga ta kishin dalë në kufi me Maqedoninë e Veriut për ta pritur skuadrën dhe për ta festuar këtë triumf me lojtarët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori