Festa e Sevillës nëpërmjet fotove dhe videove pas triumfit të gjashtë në Ligën e Evropës

Sevilla ka triumfuar në finalen e Ligës së Evropës për edicionin 2019/2020.
Skuadra spanjolle u përball me Interin në finale, ku triumfoi me rezultat të ngushtë 3-2.
Në fakt ishte një fitore me përmbysje e Sevillës, pasi Inter kaluan në epërsi me Romelu Lukakun.
Luuk de Jong me dy gola riktheu gjithçka në të mirë të Sevillës, para se Diego Godin të barazonte në 2-2.
E goli i fitores për skuadrën andaluziane erdhi në minutën e 74-të, kur realizoi qendërmbrojtësi Diego Carlos një gol fantastik me gërshërë për 3-2.
Për klubin spanjoll kjo ishte finalja e gjashtë në Ligën e Evropës dhe ka triumfuar në të gjashtë finalet.
Kësisoj Sevilla është konfirmuar se mbret i kësaj gare prestigjioze evropiane.
Më poshtë keni fotot dhe videot më të mira nga festa e Sevillës. /Telegrafi/






























































