eksperti-banner

Real Madridi me fitoren ndaj Espanyolit ka arritur të sigurojë titullin e kampionit katër ndeshje para fundit të La Ligas.

Ky është titulli i 35-të në histori të klubit mbretëror, që vjen në drejtimin e Carlo Ancelottit.


62-vjeçari ka fituar trofeun e 22-të të karrierës së tij, ndërsa është i pari në La Liga.

Kapitenët, Marcelo dhe Karim Benzema shkuan dhe morë trofeun në shkallët e stadiumit.

Lojtarët e Real Madridit të gjithë të buzëqeshur i prisnin në fuyshë. Ata po kënaqen dhe kalojnë mirë me njërin-tjetrin. Askush nuk lëviz nga “Santiago Bernabeu”.

Lojtarët dhe stafi po ashtu veshën bluzat përkujtimore dhe kapelat me numrin 35.

Në festë u bashkuan edhe familjet e lojtarët dhe së bashku në fushën e “Santiago Bernabeu”, këndohej kënga "Let's Go Champions.

Pastaj edhe një xhiro nderi për t'i treguar trofeun gjithë tifozëve që ishin në stadium.

Screenshot 10 20

Festa do të vazhdojë në rrugët e Madridit. /Telegrafi/

Screenshot 11 16

telegrafi sport app