LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli “mëshirë” për Drenicën, flet Tovërlani

Feronikeli “mëshirë” për Drenicën, flet Tovërlani

Feronikeli të shtunën ka organizuar ceremoninë me rastin e shpalljes kampion, me ç’rast do të ngrejë në qiell edhe trofeun e më të mirit.

Ndryshe nga vendasit që edhe matematikisht janë kampionë, skuadra rivale e Feronikelit të shtunën, Drenica ka nevojë jetike për tri pikë në mënyrë që të sigurojë mbijetesën, pasi ende nuk e ka të sigurt.


Gjithandej ka filluar të flitet për “mëshirën” që mund ta ketë kampioni për komshinjtë e tyre nga Skenderaj.

Mirëpo, bazuar në fjalët e trajnerit, Afrim Tovërlani, Feronikeli do të luajë ndershëm deri në sfidën e fundit pavarësisht faktit nëse iu duhen apo jo pikët.

“Jemi të interesuar që deri në fundin e kampionatit të vazhdojmë me fitore, duke u munduar kështu të instalojmë një karakter tjetër tek futbollistët, sepse pas pranimit tani do të ndryshoje qasja. Nuk duhet të kënaqemi, por duhet vazhdojmë tutje, pasi personalisht mendoj se nëse një trajner dhe një futbollist kënaqet me fitore është mirë që ta ndërpres. Përndryshe jam i pangopur ndaj fitoreve dhe sidomos kupave. Do të insistoj që edhe dy ndeshjet e radhës t’i zhvillojmë në mënyrën më korrekte të mundshme”, është shprehur Tovërlani, përcjellë Gazeta Sheshi.

Mbetet të shihet epilogu përfundimtar i këtij dueli që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, pasi edhe disa skuadra tjera varen nga rezultati i kësaj sfide.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori