eksperti-banner

Feronikeli ka filluar punën pas pushimit të shkurtër dimëror në drejtimin e Zekerija Ramadanit.

Në një atmosferë të mirë edhe pse në acarë, lojtarët e klubit nga Drenasi, prisnin të fillonin me padurim stërvitjen.


Skuadra do të stërvitë një herë në ditë në këtë javë, për ta rritur intensitetin më pas.

49329774 950313741827033 1624568618048028672 n

“Për herë të parë për vitin 2019, ekipi i është kthyer stërvitjeve, të cilat deri të hënën e javës që po vjen do të mbahen një herë në ditë, për t’u intensifikuar më pas”, thuhet në njoftimin e klubit.

Feronikeli e ka mbyllur stinorin pranveror në pozitën e dytë me 39 pikë.

49517079 950313785160362 8664485689431162880 n

Klubi ka investuar shumë në verë dhe pritet që të bëjë edhe ndonjë goditje në pranverë në 'luftë' për titull.

Ndeshjen e parë e zhvillojnë ndaj Lirisë në Prizren me 23 shkurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app