Feronikeli ka triumfuar 3-0 ndaj Arbërisë në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Nikli e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Mendurim Hotit, por në vend ishte Kaçiu.

Arbëria më pas rrezikoi me anë të Smakiqit e Marcelit, me Feronikelin që shpëtoi pa pësuar gol.

Goli i parë i taki9mit erdhi në minutën e 38-të kur Argjend Malaj shënoi për t’i kaluar në epërsi mysafirët.

Pak minuta më vonë, Feronikeli dyfishoi epërsinë me anë të Mendurim Hotit (44’) për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me dy gola.

Edhe 45 minutat e dytë o dominuan nga mysafirët që shënuan edhe një gol tjetër.

Ishte minuta e 76-të kur Kojasevic lëshoi një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë, për të shënuar kështu për 3-0.

Pas javës së 22-të, Feronikeli gjendet në vendin e gjashtë me 27 pikë, derisa Arbëria është në të tetin me 25 sosh. /Telegrafi/