Ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, reperi i njohur Fero publikoi projektin e tij më të ri muzikor.

“GTA” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike mes zhanreve R&B dhe hip-hop.

Kënga është punuar nga bashkëpunëtorët e tij të vjetër, me të cilët edhe nisi karrierën në muzikë, Zzpa dhe Chriss.

Foto: Fero/Instagram

Ndërkohë për tekstin është kujdesur vet reperi Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, ku ashtu edhe siç thotë titulli i saj, klipi është munduar që t’i përshtatet konceptit të lojës së famshme elektronike, GTA.

Ana vizuale i është besuar produksionit Macro Films. /Telegrafi/