LAJMI I FUNDIT:

Ferhan Hasani largohet nga Shkëndija

Ferhan Hasani largohet nga Shkëndija
Processed with VSCO with m5 preset

Shkëndija dhe Ferhan Hasani kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Ka qenë vetë ‘Buba’ që drejtuesve u ka parashtruar kërkesën për prishjen e kontratës një vit para skadimit të saj (qershor 2024).

32 vjeçari vlerëson se është koha për të liruar hapësira për gjeneratat e reja, ndërsa ka shkëputur marrëveshjen pa kurfarë kompensimi material, thuhet në njoftimin zyrtar të Shkëndijës.


“Ferhan Hasani është një prej futbollistëve me kontribut të madh në historinë e Shkëndijës. Emri i tij lidhet me pjesën më të madhe të sukseseve të klubit dhe ai gjithmonë do të mbetet ikonë e skuadrës tonë. Vlerësimi i tij është se ky është momenti për tu tërhequr nga klubi dhe ne kemi respektuar kërkesën e tij”, është shprehur drejtori sportiv i KF Shkëndija, Harun Isa.

“Mendoj se është koha më shumë hapësirë tu jepet gjeneratave të reja. Ndjej se nuk kam çka të ofroj më shumë në terren dhe vlerësoj se vendin tim mund ta shfrytëzojë dikush tjetër. Shkëndija është pjesë e jetës sime dhe klubit i uroj gjitha të mirat. Do të luaja edhe një sezon në ndonjë ligë më të ulët evropiane ku ngarkesat mund të përshtaten me mundësitë e mia fizike, para se të mbyll përfundimisht karrierën si futbollist”, deklaron tashmë ish-kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Buba Hasani mbetet një prej futbollistëve me më shumë trofe në historinë e Shkëndijës, me 5 të tillë. Me kuqezinjtë ka luajtur në tre etapa të ndryshme (2009-2012, 2015-2018 dhe 2021-2023), ndërsa ka fituar dy herë kampionatin (2011 dhe 2018), dy Kupa (2016 dhe 2018) dhe një Super Kupë (2011)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori