LAJMI I FUNDIT:

Ferguson tregon se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Ferguson tregon se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Sipas Sir Alex Ferguson, trofeun e ‘Topit të Artë’ do ta fitoj Cristiano Ronaldo.

Ish-trajneri legjendar i Manchester United është i fundit që ka folur për garën e trofeut ‘Topi i Artë’, për të cilin mendon që duhet t’i takoj sulmuesit portugez, i cili sipas tij ka pasur një vit të suksesshëm, duke fituar trofe me ekipin dhe kombëtaren.

Futbollistët që kanë shitur më shumë fanella në botë (Video)
Lexo po ashtu Futbollistët që kanë shitur më shumë fanella në botë (Video)

“Viti 2016 ka qenë fantastik për Ronaldon. Sukseset e tij janë të paarritshme, kaloi një vit të mrekullueshëm, duke fituar Ligën e Kampionëve me Realin dhe kampionatin Evropian me Portugalinë. Nuk mund të mendoj që dikush tjetër të marrë trofeun e Topit të Artë”, ka thënë fillimisht Ferguson për Marca, përcjell Telegrafi.

“Konfirmimi i tij si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave nuk ka qenë surprizë. Kam mësuar ta njoh që kur ishte 17-vjeç dhe kam parë se si është rritur profesionalisht”.

Maldini tregon se kush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’
Lexo po ashtu Maldini tregon se kush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

“Janë disa talente të futbollit të destinuar për t’u bërë të mëdhenj, por një faktor thelbësor është etika e punës që të bën një lojtar të kompletuar. Edhe në moshë shumë të re ishte shembull për të gjithë te Manchester United”, përfundoi ish-mentori i tij te ‘Djajtë e Kuq’. /Telegrafi/

fergi-roni
Ronaldo së bashku me ‘mësuesin’ e tij gjatë një mbrëmje gala

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori