“Nuk mendoj se është vështirë për menaxherët të përballen me këtë – unë vetëm kam përfituar që kam qenë në klub për një kohë aq të gjatë. Kam përjetuar shumë gjëra të cilat ndodhin dhe ka pasur kohë në të kaluarën kur kam ecur nëpër të njëjtën rrugë”, ka thënë Ferguson duke komentuar rastin e fundit me Wayne Rooneyn.

“Kur je menaxher në klub, duhet të kesh dikë të fuqishëm i cili merret me të gjitha rastet dhe ne kemi qenë të fuqishëm gjatë viteve. Kjo është se pse nuk mendoj se Manchester United do të përjetojë të ketë një menaxher të ri, të jem i sinqertë”.


“Është një detyrë e cila ka nevojë për shumë përvojë. Është diçka për të ardhmen, por për momentin ne kemi dobi nga 24 vitet e mia në klub, andaj fatmirësisht kështu ia dalim”, ka shtuar skocezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app