LAJMI I FUNDIT:

“Fergie e shkatërroi Himnin kombëtar” – kritika dhe tallje me këngëtaren për interpretimin më të keq të himnit në All-Star

“Fergie e shkatërroi Himnin kombëtar” – kritika dhe tallje me këngëtaren për interpretimin më të keq të himnit në All-Star
(Foto: Getty Images)

Këngëtarja amerikane, Fergie, e ka kënduar himnin në edicionin e sivjetmë të NBA All-Star-Game që është trajtuar si interpretimi më i keq në histori i Himnit kombëtar amerikan.

42-vjeçarja ka marrë një sërë kritikash në rrjetet sociale për interpretimin e saj në Staples Center të Los Angelesit. Natyrisht se kritikat janë shoqëruar edhe me tallje në adresë të saj.

Madje edhe disa prej basketbollistëve janë xhiruar duke qeshur me këngëtaren, derisa ajo e këndonte himnin. Draymond Green ishte njëri prej tyre.

(Foto: Getty Images)

Jimmy Kimmel ishte një tjetër personazh i njohur, i cili nuk ka mundur të përmbahet nga interpretimi i keq i këngëtares.

Khloe Kardashian ka qenë ndër yjet televizive që ka reaguar me postim në Twitter: “Kjo hapje e All-Star më bëri konfuze. Çfarë është duke ndodhur? Mund të më tregoni?”.

Skuadra e LeBronit fiton ndaj asaj të Curryt në 'All Star Game'
Lexo po ashtu Skuadra e LeBronit fiton ndaj asaj të Curryt në 'All Star Game'

Ndërkohë që një sërë kritikash dhe talljesh nga përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale janë shoqëruar edhe me imazhe me përmbajtje qesharake.

(Foto: Getty Images)

E pranishme në palestër ishte edhe Beyonce Knowles, e cila po ashtu ishte kritikuar për interpretim të incizuar të Himnit Kombëtar amerikan gjatë inaugurimit të dytë të Barack Obama. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori