LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni Ronaldo paralajmëron Barcelonën: Largimi i Messit nuk është zgjidhje, ai është pikë referimi e ekipit

Fenomeni Ronaldo paralajmëron Barcelonën: Largimi i Messit nuk është zgjidhje, ai është pikë referimi e ekipit

Legjenda e Barcelonës, Ronaldo Nazario, ka paralajmëruar gjigantët katalunas të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Lionel Messin në këtë klub këtë verë.

Messi është lidhur me një largim nga Camp Nou përpara sezonit 2020-21, mes raporteve në rritje, ai i tha menaxherit të ri Ronald Koeman se ai ka dyshime për të ardhmen e tij në Kataluni.


Sidoqoftë, ish-ylli brazilian, Ronaldo, beson se Barcelona do të ishte në një pjerrësi në rënie nëse Messi largohet në javët në vijim nga Camp Nou.

Inter, Manchester City dhe PSG: Opsionet e Messit nëse ai largohet nga Barcelona
Lexo po ashtu Inter, Manchester City dhe PSG: Opsionet e Messit nëse ai largohet nga Barcelona

“Messi është pikë referimi për këtë ekip, dhe nëse unë do të isha Barcelona, ​​nuk do ta lija të largohej në asnjë rast”, ka thënë fillimisht Ronaldo në një intervistë për gazetën Marca.

“Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ka një marrëdhënie shumë të fortë me klubin”.

“Situata është ekzagjeruar nga humbja e tyre në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, Messi ka nevojë për ndihmën e shokëve të tij të skuadrës”.

“Barcelona duhet të provojë diçka të re sezonin tjetër. Por, largimi i lojtarit të tyre kryesor nuk është zgjidhja”, përfundoi braziliani i njohur si ‘Fenomeni’.

Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Barcelona mbeten e përkushtuar për të mbajtur Messin në klub, edhe pse ylli argjentinas hynë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim.

Koeman ka folur tashmë me 33-vjeçarin për ta informuar për planet e tij për sezonin e ardhshëm, me Messin në zemër të projektit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori