LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni Ronaldo: Neymar mund ta fitojë Topin e Artë edhe tek PSG

Fenomeni Ronaldo: Neymar mund ta fitojë Topin e Artë edhe tek PSG

Neymar nuk duhet të largohet nga Paris Saint-Germain për të fituar Topin e Artë, pasi atë mund ta fitojë edhe tek skuadra francez thotë legjenda braziliane Ronaldo.

Neymar ka lulëzuar që nga bërja e futbollistit më të shtrenjtë në botë duke bërë një lëvizje prej 222 milionë eurosh në PSG nga Barcelona në muajin gusht, duke shënuar 18 gola për të vënë skuadrën e tij në një pozitë dominuese në krye të tabelës në Ligue 1.


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka sugjeruar se Neymar nuk do të jetë në gjendje të fitojë Topin e Artë nëse ai qëndron në PSG, ndërsa mbajtësit e Ligës së Kampionëve vazhdojnë të jenë të lidhur me sulmuesin.

Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)
Lexo po ashtu Me çmimet e tregut të sotshëm, kështu do të ishin çmimet e fituesve të ‘Topit të Artë’ (Foto)

Por, Ronaldo i njohur si fenomeni – fitues i Topit të Artë në vitet 1997 dhe 2002 – beson se Neymar mund të qëndrojë në PS dhe ta fitojë çmimin e madh individual.

Femomeni Ronaldo fitoi Topin e Artë gjatë kohës sa ishte futbollist i Interit dhe Real Madridit

“Ai ka gjithçka për të fituar Topin e Artë në Paris”, ka thënë fillimisht Ronaldo për mediumin SFR Sport.

“Ka klube që unë do të doja të luaja tani. Një nga skuadrat kryesore është PSG”.

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)
Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)

“Kam ardhur shumë herë në Paris, jeta ime ka qenë kaq shumë herë e lidhur në këtë qytet që ndihem parisien, por kurrë nuk kam pasur këtë mundësi”.

“Unë kurrë nuk kam pasur një propozim, kam luajtur në klube të mëdha evropiane, por karriera ime më mori vetëm në Itali, Spanjë dhe Holandë”, përfundoi fenomeni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori