Fenomeni kthehet në fushë

Sulmuesi legjendar brazilian, ka deklaruar se është duke menduar t’i rikthehet futbollit, pasi e la atë katër vite më parë, transmeton Telegrafi.
Ronaldo ka aksione në skuadrën amerikane Fort Lauderdale Strikers, që ndodhet në divizionit të dyt.
“Unë dua të luaj, unë e dua futbollin, është dashuria ime më e madhe. Unë u tërhoqa pasi trupi im kishte shumë dhembje ndaj dhe kjo gjë nuk është e lehtë. Për të luajtur futboll duhet të jesh në një formë të mirë”.
“Unë do të përpiqem për veten time, kjo është një tjetër sfidë, unë jam i sigurt se do të ndihmojë Ligën dhe ekipin", ka deklaruar Ronaldo. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































