LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce refuzon ofertën zyrtare të Tottenhamit, por fillon bisedimet me dy klube të tjera për shitjen e Vedat Muriqit

Fenerbahce refuzon ofertën zyrtare të Tottenhamit, por fillon bisedimet me dy klube të tjera për shitjen e Vedat Muriqit

Tottenham Hotspur ka bërë ofertën e parë zyrtare për Vedat Muriqin, por që është refuzuar nga Fenerbahce.

Skuadra e madhe angleze prej kohësh interesohej për yllin kosovar, por oferta e tyre ka qenë shumë e ulët për Fenerbahcen.

Sipas medieve angleze dhe atyre turke, Spurs kanë ofruar vetëm pesë milionë euro, apo 1,5 milionë më shumë se sa e bleu Fenerbahce prizrenasin verën e kaluar.

Gjiganti nga Stambolli e refuzoi menjëherë këtë ofertë, pasi për shitjen e Muriqit shpreson të fitojë më shumë se 20 milionë euro.

Nga ana tjetër drejtuesit e Fenerbahces kanë filluar bisedimet me dy skuadra të tjera për shitjen e Muriqit.

Fjala është për West Bromwich Albion që është në rrugë të mirë të rikthehet në Ligën Premier, me trajnerin kroat Slaven Bilic që e ka kontaktuar personalisht Muriqin për ta bindur t’i bashkohet atij në Angli.

Vedat Muriqi Foto: Fenerbahce SK/Twitter

Ndërkohë skuadra e dytë me të cilën Feneri ka nisur bisedimet është Lazio nga Serie A.

Igli Tare ka marrë pëlqimin nga agjenti i lojtarit, por tani duhet t’i bind edhe drejtuesit e Fenerbahces.

Klubi turk po kalon nëpër një krizë financiare dhe shpreson që të vij një ofertë rreth 20 milionë euro për shitjen e Muriqit, para që do t’ia lehtësonin krizën Fenerbahces. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori