LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e Michael Jackson shfaqen bashkë në publik dhe nderojnë babanë e tyre të ndjerë

Fëmijët e Michael Jackson shfaqen bashkë në publik dhe nderojnë babanë e tyre të ndjerë
(Foto: Fox Metro News)

Paris dhe Prince Jackson, fëmijët e ikonës së ndjerë të muzikës, Michael Jackson, u shfaqën së bashku në ceremoninë e 75-të të ndarjes së çmimeve, Tony dhe tërhoqën shumë vëmendje pasi rrallëherë shfaqen në publik.

Ata e shfrytëzuan rastin për ta nderuar babanë e tyre të ndjerë me një fjalim me rastin e filmit “MJ: The Musical”, i cili mori deri në 10 nominime, përfshirë edhe atë për çmimin kryesor.


Është një film që fokusohet në përgatitjet e Jackson për turneun e vitit 1992 dhe me atë rast këngëtarin e ka portretizuar aktori Myles Frost, i cili është nominuar edhe për çmimin e aktorit në rol kryesor.

Djali i Michael, Prince, kishte veshur kostum elegant të zi për këtë rast, ndërsa vajza Paris shkëlqeu me një fustan rozë pa mëngë që nxirrte në pah tatuazhet e saj të shumta.

63 vite që nga lindja e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson
Lexo po ashtu 63 vite që nga lindja e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson

“Shumë njerëz mendojnë se babai ynë e ndryshoi muzikën pop përgjithmonë dhe kush jemi ne që të mos pajtohemi? Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se ai i pëlqente muzikalet, në film dhe në skenë”.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të prezantosh ‘MJ’, i cili u nominua si Muzikali më i mirë, i cili, duke përdorur shumë nga hitet e tij kult, shikon prapa në kompleksitetin dhe shkëlqimin e procesit të babait tonë”, ka thënë Prince.

Edhe pse i mohoi përpjekjet për vetëvrasje, mediat raportojnë se Paris Jackson i kishte prerë venat
Lexo po ashtu Edhe pse i mohoi përpjekjet për vetëvrasje, mediat raportojnë se Paris Jackson i kishte prerë venat

Shfaqja e tyre intrigoi publikun, aq më tepër që Paris është shoqëruar prej vitesh me skandale të ndryshme. 24-vjeçarja ka nisur të merret me muzikë, por edhe me modeling e aktrim, ndërsa për disa detaje nga jeta e saj është quajtur “vajza me sytë e kaltër më të trishtuar”.

Fëmija i tretë i Jackson është Prince Michael II, i cili është 20 vjeçar, por nuk mori pjesë në këtë ngjarje me vëllanë dhe motrën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori