LAJMI I FUNDIT:

Federer tërhiqet nga Roland Garros

Federer tërhiqet nga Roland Garros
Getty Images

Roland Garros humbet një prej protagonistëve të tij përpara se ai të startojë.

Roger Federer deklaroi tërheqjen nga turneu i dytë Grand Slam i vitit si dhe të gjithë turnetë e tjerë që zhvillohen në fusha me sipërfaqe dheu për këtë sezon.

Zvicerani e komunikoi vendimin e tij nëpërmjet një komunikate ne faqen e tij te internetit ku theksonte se synimi i tij është që të zgjasë sa më shumë karrierën.

“Kam punuar shumë, brenda dhe jashtë fushe muajin e kaluar dhe e konsideroj si lëvizjen e duhur tërheqjen nga turnetë në fusha me dhe, pasi dëshira ime është të luaj edhe për shumë kohë”, lexohet në komunikatën e Federeriot.

“Dua të përgatitem sa më mirë për turnetë në sipërfaqe bari dhe të forta. Ky fillim sezoni ishte magjik për mua, por duhet të pranoj se duhet të modifikoj kalendarin tim për të pasur jetëgjatësi në fushat lojës’.

Roger Federer, 35 vjeç, ka fituar tre turne të rëndësishëm këtë vit; Australian Open dhe turnetë Masters të Indian Wells dhe Miamit, transmeton TCh.

Më pas Federer u tërhoq nga fushat e lojës për t’iu nënshtruar procesit të riaftësimit pas një operacioni të kryer në gju. Federer e bëri publik vendimin e tij për t’u tërhequr nga të gjitha aktivitetet tenistike në fushat me dhè, një ditë pas fitores së Rafael Nadal në Madrid me spanjollin që do të synojë titullin e tij të 10 në Roland Garros.

E gjithë vëmendja e Federer tani do të përqendrohet te Turneu i Wimbledon që do të nisë në 3 korrik dhe të cilin ai e ka fituar shtatë herë.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori