LAJMI I FUNDIT:

Federata Turke vjen me dënime të rënda për Trabzonsporin, dënohen edhe dy lojtarë të Fenerbahçes

Federata Turke vjen me dënime të rënda për Trabzonsporin, dënohen edhe dy lojtarë të Fenerbahçes

Federata e Futbollit të Turqisë më në fund vendosi për kaosin pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, pasi tifozët vendas vrapuan në fushë dhe sulmuan mysafirët nga Stambolli.

Në mesin e muajit mars, skena të vërteta ‘horror’ u regjistruan në ndeshjen mes Trabzonit dhe Fenerbahces. Mysafirët po festonin një triumf të rëndësishëm dhe teksa ishin ende në fushë, tifozët vendas e çanë gardhin dhe filluan t’ sulmojnë lojtarët.


Tifozët e Trabzonsporit u vërsulën në fushë për të ndërprerë festën e lojtarëve të Fenerbahces, por fatmirësisht askush nuk u lëndua, edhe pse tifozët vendas mbanin armë të ftohta.

Më së keqi u godit portieri kroat Dominik Livakovic, i cili u godit me grusht në kokë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Michy Batshuayi u pa teksa shpërndau disa shqelma.

Kaos dhe dhunë në derbin e madh turk - Fenerbahce fiton si mysafir ndaj Trabzonspor, lojtarët sulmohen nga tifozët
Lexo po ashtu Kaos dhe dhunë në derbin e madh turk - Fenerbahce fiton si mysafir ndaj Trabzonspor, lojtarët sulmohen nga tifozët

Tani më në fund janë marrë vendimet për këtë incident. Trabzonspor është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Turqisë.

Trabzonspor është gjobitur me gjashtë ndeshje pa tifozë, që do të jetë një goditje e rëndë për ta, por duhet të paguajë edhe një gjobë prej tre milionë e 112 mijë lirash ose rreth 90 mijë euro.

Lojtarët e Fenerbahces, Jayden Oosterwolde dhe Irfan Can Egribayat u pezulluan për nga një ndeshje, ndërsa ndihmës trajneri i Trabzonit, Egemen Korkmaz, gjithashtu me një ndeshje.

Ajo që është interesante është se lojtari i Fenerbahces, Bright Osayi-Samuel nuk u ndëshkua, edhe pse u përlesh me tifozët e Trabzonspor. Aleanca funksionoi në favor të tij, duke gjykuar se ai bëri gjithçka në vetëmbrojtje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori