LAJMI I FUNDIT:

Federata Spanjolle miraton planin për pesë zëvendësime dhe disa ndryshime tjera gjatë ndeshjeve të mbetura

Federata Spanjolle miraton planin për pesë zëvendësime dhe disa ndryshime tjera gjatë ndeshjeve të mbetura

FA Spanjolle ka aprovuar shtimin e zëvendësimeve dhe rritjen e numrit të lojarëve të fundit në ndeshje për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 së bashku me pushimet e hidratimit.

Sipas Cadena Cope, organi drejtues i futbollit spanjoll do të lejojë pesë ndërrime për ndeshje ndërsa skuadrat e ndeshjes do të lejohen të përfshijnë deri në 23 lojtarë (më parë ishte 18) dhe do të ketë dy pushime për të pirë ujë gjatë takimit.


Planet janë paraqitur për shkak të frikës se lojtarët do të kenë një nivel të ulur të fitnesit pas një ndërprerje të zgjatur nga futbolli dhe ka frikë se do të rriten shanset për lëndime.

Pesë lojtarë rezultojnë pozitiv me coronavirus në Spanjë
Lexo po ashtu Pesë lojtarë rezultojnë pozitiv me coronavirus në Spanjë

Nga këto vendime thuhet se do të përfitojnë klubet me fuqi më të madhe financiare, të cilët kanë grumbulluar skuadra më të mëdha, të cilat tani mund të përdoren.

Ndryshe, La Liga ka uruar homologët e tyre gjermanë për planet e tyre për t’u rikthyer në futboll këtë muaj, ndërsa autoritetet spanjolle të futbollit shpresojnë për një rikthim të ndeshjeve në qershor.

Trajneri i Leganes, Javier Aguirre ka deklaruar se tashmë është marrë vendimi për rifillimin e La Liga nga 20 qershori dhe përfundimi i sezonit më 26 korrik.

Skuadrat në të gjithë La Ligën kanë filluar të kthehen në seanca trajnimi individuale këtë javë pas mijëra testeve të coronavirusit që janë kryer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori